Fermeri indian përjashton fëmijët nga testamenti, i lë pasurinë qenit

Një fermer indian ka përjashtuar të pesë fëmijët e tij nga testamenti duke përfshirë në vend të tyre qenin. Sipas tij fëmijët nuk janë kujdesur asnjëherë për të ndërsa qeni e ka mbështetur gjithnjë.

Ai ka vendosur të lërë jashtë testamentit fëmijët e tij duke i zëvendësuar me qenin Xheki. Në testament është përfshirë dhe bashkëshortja e tij e dytë. Për mediat ai u shpreh se qeni dhe gruaja janë kujdesur gjithnjë për të dhe e kanë mbështetur kurse fëmijët jo.

Kur fermeri të ndërrojë jetë, Xheki do të bëhet pronar i tokës, pasi 50 vjecari ka në pronësi më shumë se 8 hektarë terren, gjysma e të cilit do i kalojë qenit.

Fermeri ka tre vajza dhe një djalë nga bashkëshortja e parë dhe dy vajza nga martesa e dytë, por asnjeri nga fëmijët nuk përmendet në testament. Ai bëri të qartë se nëse dikush prej tyre pretendon një pjesë të trashëgimisë, atëherë duhet të kujdeset për qenin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu