Fero do bëhet baba, Arbenita e jep lajmin: Jam shtatzënë

Pas spekulimeve të shumta lidhur me shtatzëninë e saj, Arbenita Ismajli ka ardhur me një deklaratë në rrjetet sociale.

Modelja e famshme ka bërë një postim në Instagram, përmes të cilit duket se ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës.

“Jam shtatzënë!”, është përshkrimi i disa fotografive që i ka shpërndarë Arbenita në rrjetet sociale, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i Feros me një ’emoji’.

Bukuroshja që po bën karrierë ndërkombëtare qe disa vite është në lidhje me reperin e njohur, Fero.

Çifti ditë më parë i bënë disa postime në rrjetet sociale duke deklaruar se janë martuar dhe tashmë pritet të bëhen prindër për herë të parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu