‘Ferri’ pushton Shqipërinë, ja çfarë pritet të ndodhë në 48 orët e ardhshme

Sot dhe nesër vijon dominimi i masave ajrore te nxehta e te thata nga kontinenti Afrikan drejt Evropës Jugore te cilat sjellin kthjellime dhe temperatura ekstremisht te larta ne territorin shqiptar. Orët e pasdites sjellin vranësira kalimtare ne zonat malore por pa mundur te gjenerojnë shira.

Përsa i përket situatës termike, temperaturat kane pësuar një rritje te lehte ne mëngjesin e sotëm po ashtu mesdita ka një rritje prej 1 – 2 gradesh ne te gjithë territorin duke bere qe maksimumi ne rang vendi te ngjitet ne 40 grade C. Dita e neserme nuk pritet te sjelle ndryshime te temperaturave, madje edhe më e nxehtë duke ruajtur maksimumin ne rang vendi ne vlerat 40 – 41 grade Celcius.

Jini të kujdesshëm, mbani një shishe ujë me vete!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu