Festa apo plazhi? Qytetarët e Kosovës ia mësyejnë detit për Kurban Bajram

Mbi 12 mijë qytetarë të Kosovës kanë kaluar sot pikën kufitare në Morinë, duke filluar që nga ora 05:00 e mëngjesit. Kosovarët siç duket festën e Kurban Bajramit, po presin ta festojnë në plazhet e Shqipërisë, shkruan Gazeta Metro.

Deri tani bëhet e ditur se nga ora 05:00 e mëngjesit të kësaj shtune, në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën, kanë hyrë 2463 mjete, me 12 mijë shtetas.

Përballë këtij fluksi policia kufitare e Morinës ka ngritur traun e doganës duke operuar me procedurë të përshpejtuar.

Ndërkohë fluks të lartë pati edhe në hyrje për në Kosovë.

Ndryshe nga Morina, që operon me procedurë të përshpejtuar, dogana e Kosovës, po punon me procedurë standarde të verifikimit të dokumenteve, duke sjellë në jo pak raste vonesa dhe radhë të gjata, sidomos gjatë mbrëmjes, kohë e kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu