Festë surprizë dhe një veturë luksoze dhuratë, Georgina befason këndshëm Ronaldon në ditëlindjen e 35-të (VIDEO)

Futbollisti i Juventusit festoi të mërkurën ditëlindjen e tij të 35-të.

Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij, teksa nuk kanë munguar edhe befasitë, shkruan Corriere dello Sport.

Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit, ishte ajo e cila organizoi një festë surprizë për djalin e ditëlindjes, me një veturë luksoze si dhuratë për 35-vjetorin e ardhjes së tij në jetë.

Siç shihet nga videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Georgina, lojtari portugez u befasua jashtë një restoranti të njohur në qendër të Torinos me pritjen e befasishme të familjes dhe miqve të ngushtë.

Festa surprizë përfshinte këngë me ritëm të cilat u lëshuan para hyrjes në restorant si dhe veturën e bukur të tipit “Mercedes” e cila iu bë dhuratë.

“Urimet më të mira për njeriun e jetës sime”, ka shkruar bukuroshja Rodriguez në videon e publikuar në Instagram, pak ditë para se të ngjitet si prezantuese në festivalin e madh të Sanremos.

Video:

 

View this post on Instagram

 

Felicidades al hombre de mi vida! Qué ganas de transportar nuestro amor en tu regalo 💝🏎 🎁 @cristiano #happybirthday

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu