FIFA do t’i paguajë klubit turk të futbollit Galatasaray rreth 870.000 dollarë amerikanë për shkak të lëndimit të gjurit të një lojtari në detyrat e kombëtares në vitin 2019, bëri të ditur klubi nga Stambolli.
Kjo erdhi pasi Christian Luyindama këputi ligamentin në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2019 mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Gambisë.
Luyindama, mbrojtësi i lindur në Kongo, ka luajtur për ekipin belg Standard Liege para se t’i bashkohet Galatasaray-it si huazim në janar të vitit 2019. Pas sezonit 2018-2019, Luyindama iu bashkua Galatasaray-it me kontratë për tre vite. Në 55 ndeshje, 27-vjeçari deri më tani ka shënuar katër gola dhe dy asiste.









