Filipçe: Nëse Kuvendi nuk miraton rezolutë kundër emigrantëve, do të organizojmë protestë të madhe kombëtare

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp sot njoftoi protesta nëse Kuvendi nuk miraton një rezolutë kundër pranimit të emigrantëve që partia e tij planifikon ta paraqesë së shpejti.

Filipçe tha se pas peticionit online të publikuar nga partia e tij, hapi tjetër do të jetë një projektrezolutë në Kuvend me të cilën deputetët do të konfirmojnë se Maqedonia nuk do të pranojë emigrantë.

Nëse shumica nuk e mbështet një rezolutë të tillë, ai njoftoi se do të thërrasë protesta masive.

“Ne do të kërkojmë që Kuvendi të votojë një rezolutë për ta ndaluar këtë. Nëse rezoluta nuk pranohet, një nga mënyrat për të luftuar është të thërrasim një protestë të madhe kombëtare, të bashkuar fuqimisht kundër sjelljes së emigrantëve në Maqedoni.

Ne tashmë e dimë nga burimet tona në Britani se Qeveria ka dhënë tashmë konfirmim që kjo të ndodhë. Ne do të përgatisim një rezolutë me Kuvendin dhe hapi tjetër do të jetë të dalim në protestë”, shtoi Filipçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu