Për shkak të reshjeve të dendura që përfshinë një pjesë të madhe të Bosnje e Hercegovinës, lumi Buna mbrëmë gjatë natës arriti nivel rekord të ujit prej 370 centimetra, gjë që shkaktoi përmbytje në zonat përgjatë lumit, përcjell TV21.
Uji depërtoi në shtëpi, vila fundjave dhe objekte hotelierike që ndodhen pranë lumit. Përveç zonave rreth Blagajt, probleme nga reshjet janë shënuar edhe në Konjic, Mostar dhe Çaplinë.
Krahas përmbytjeve, ka ardhur edhe deri te aktivizimi i disa rrëshqitjeve të dheut. Një pjesë e madhe e Serbisë perëndimore ka mbetur pa energji elektrike për shkak të defekteve dhe reshjeve të borës. Banorët e Loznicës, Krupanjës, Valjevës dhe Mali Zvornikut theksojnë se tashmë prej disa ditësh nuk kanë energji elektrike dhe se po ia dalin si dinë dhe munden. Nga Enti hidrometeorologjik paralajmërojnë reshje të reja bore në Serbi duke filluar nga nesër.










