Fillon numërimi mbrapsht: VV-ja ka 15 ditë kohë të formojë Qeverinë

Vetëm edhe 15 ditë i mbesin nga sot, VV’së dhe Albin Kurtit që të arrijnë koalicion dhe të gjejnë zgjidhjen për formimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Metro.

Albin Kurti më herët konfirmoi se do të dorëzojnë propozimin për mandatar te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pa një marrëveshje me LDK’në.

E më këtë rast, VV’së edhe zyrtarisht i ka filluar numërimi mbrapa prej numrit 15, ku vetëm edhe aq ditë i mbesin për të formuar institucionet e vendit.
“Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”, shkruan në Kushtetutën e Kosovës.

Kjo nënkupton se Kurti ka kohë deri më 5 shkurt të merret vesh me Isa Mustafën e LDK’së ose të shkojë në seancë pa pasur 61 votat që i duhen për të formuar qeverinë.

Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë Presidenti Thaçi detyrohet që brenda 10 ditëve të emërojë kandidatin tjetër me të njëjtë procedurë.

Kujtojmë se VV-LDK tash e më shumë se 100 ditë nuk po arrijnë të merren vesh për koalicion dhe ndarjen e pozitave, përkatësisht postit të kryeparlamentarit dhe Presidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu