Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, bashkë me nënkryetarin e kësaj partie, Uran Ismaili, kanë filluar takimin me u.d e presidentes Vjosa Osmani, dhe kryetarit të VV-së Albin Kurti. Takimi i cili është thirrur nga Kurti dhe Osmani, ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të ri.
Këtë post synon Vjosa Osmani, por për t’u zgjedhur nevojiten edhe votat e opozitës.
Jo vetëm me Hoxhajn, Kurti e Osmani do zhvillojnë gjatë ditës edhe takim me Haradinajn. Ndërsa kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se sot nuk do shkoj në takim por propozoi të premten.








