Firma e fundit e Trump-it, një shitje e bujshme dhe një favor tregtar për Emiratet

Ish-Presidenti Trump nënshkroi një dokument të mërkurën, ditën e fundit të mandatit të tij katër-vjeçar, duke aprovuar shitjen e avionëve ushtarakë F-35 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Duke cituar burime të paemërtuara, Reuters raporton se Trump ka miratuar shitjen e 50 avionëve luftarakë F-35 në Emirate si dhe 18 dronë.

Por presidenti i ri Joe Biden tashmë ka njoftuar se do të rishikojë këtë shitje të nënshkruar nga Trump.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër aleatët më të rëndësishëm amerikanë në Gji dhe janë përpjekur të blejnë aeroplanë ushtarakë amerikanë F-35 për disa vjet.

Emiratet, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin këtë vjeshtë, e cila është një nga lëvizjet kryesore me të cilën ata siguruan nga Trump për miratimin e shumëpritur të shitjes së F-35.

Trump tha më herët të mërkurën se ai do të përjashtonte Emiratet e Bashkuara Arabe nga një tarifë prej 10 përqind për aluminin, duke thënë se të dy vendet kishin arritur një marrëveshje kuote që do të kufizonte importet e aluminit.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë pak para inaugurimit të Biden, Trump tha se marrëveshja u arrit duke pasur parasysh marrëdhënien e rëndësishme të sigurisë që ekziston midis dy vendeve.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë bashkuar me Argjentinën, Australinë, Kanadanë dhe Meksikën, të cilat gjithashtu nuk i nënshtrohen tarifave të aluminit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu