Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu ka përshendetur fitoren e Isa Sakjes, kandidatit demokrat për kryetar bashkie në Kavajë. Si një prej politiknëve që kanë marrë pjesë drejpërdrejtë duke mbështetur kandidatin demokrat Sakja në Kavajë, Mediu shprehu bindjen se vota e qytetarëve të Kavajës është shembulli më I mirë I dëshirës që ka për ndryshim e djathta.
Gjatë fushatës së kandidatit Sakja në Kavajë, kryetari republikan Mediu ishte prezent në dhjetra takime dhe tubime të banorëve të Kavajës, duke u kërkuar atyre që të votojnë Sakjan dhe programin e PD-së.
Më poshtë postimi i plotë i Mediut në Facebook:
FITORE, FITORE!
Kjo eshte fitorja me e bukur. KAVAJA dhe Isa SAKJA i kthejne nderin dhe dinjitetin Shqiperise, Partise Demokratike, PR dhe te djathtes.
I lumtur qe mu dha rasti te jem sadopak prane Takut ne ate fushate te jashtezakonshme ku Ai bashkoi Kavajen dhe gjithe demokratet.
Zoti i bekofte kavajasit e jashtezakonshem! Çdo njeri qe u be bashkudhetar i Takut ne kete ndryshim te madh, Zoti i dhente jete dhe shendet!”










