Fjalët e Rugovës një ditë pas sulmeve në Prekaz

Menjëherë pas sulmeve të forcave serbe në Prekaz, ku ra heroikisht familja Jashari, kishte reaguar edhe ish-Presidenti Ibrahim Rugova

Rugova në një konferencë para gazetarëve të huaj, kishte akuzuar regjimin serb për një fushatë të spastrimit etnik.

Menjëherë pas datës 7 mars kur ra heroi Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz, Rugova kishte folur para gazetarëve duke deklaruar se sulmet e tilla ishin skenar i regjimit serb për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, transmeton Magazina.al.

“Raportet nga zona thonë se sulmi në fshatin Prekaz ka rifilluar këtë mëngjes. Kjo është masakra e dyta kundër popullsisë së Drenicës dhe Kosovës brenda një jave, në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, pleq dhe gra”, thotë Rugova.

Ish-presidenti i cili gjatë luftës njihej për politikën paqësore, dëgjohet duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për t’i ndalur këto sulme të përgjakshme kundër popullsisë shqiptare nga forcat serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu