Fjalët e shumta se Ronaldo është i pakënaqur në Juventus, agjenti i portugezit “befason” me atë që thotë

Cristiano Ronaldo edhe pse u rikthye tek golat në Serie A, humbja në Superkupën e Italisë me fanellën e Juventusit kundër Lazios la një shije të hidhur tek portugezi. Sulmuesi ka humbur terren me Lionel Messin gjatë periudhës 2 vjeçare pas largimit nga Real Madridi sa i takon trofeve individual.

Edhe pse nuk është i lumtur në Torino, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendez qetëson tifozët e Juventusit duke u shprehur se klienti i tij nuk do të largohet nga Italia.

“Ai dëshiron që viti i ardhshëm të jetë viti i tij. Vit në të cilin ai do të fitojë Topin e gjashtë të Artë dhe ai mund të ketë sukses vetëm nëse luan një Champions të shkëlqyeshëm me Juventusin dhe një super Evropian me Portugalinë. Ai e ka në kokë të fitojë dhe të shënojë, pa ndryshuar ekipe sepse në Torino është i lumtur dhe ka akoma dy vjet e gjysëm në kontratë. Ronaldo nuk mendon lamtumirën me Italina, por dëshiron një tjetër finale dhe rezultati të jetë ndryshe nga ai në Riyad”, tha Jorge Mendes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu