Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve.
Shefi i qeverisë së Kosovës, në këto momente ka publikuar fjalimin e plotë të tij, ku ai para eurodeputetëve tregon se populli i Kosovës ka vuajtur shumë nga perandori e regjime të ndryshme.
“Si popull kemi vuajtur pushtime nga perandori dhe regjime të ndryshme, të cilat deshën të na asimilojnë gjuhën dhe kulturën tonë, t’i marrin tokat tona dhe ta shuajnë ekzistencën tonë, fushatë e cila preku kulmin në vitin 1999 nga gjenocidi dhe dëbimi i afër 1 milion njerëzve nga Kosova më 1999”, tha ndër tjerash Kurti.
Fjalimi i plotë i Kurtit gjendjet më poshtë.
VIDEO:









