Pas ngjarjes tragjike të ndodhur pak ditë më parë, ku ish-bashkëshorti ekzekutoi në mes të rrugës, gjyqtaren Fildes Hafizi, prindërit dhe fëmijët e viktimës kanë vendosur të flasin për herë të parë për mediat.
Prindërit shprehën dhimbjen e tyre për ndarjen e parakohshme nga jeta teksa bëjnë thirrje për ndihmë në mënyrë që të rriten fëmijët e mbetur tashmë jetimë.
Ndërsa vajza dhe djali të përlotur rrëfejnë përpjekjet e nënës për t’i edukuar dhe arsimuar si dhe raportet në familjen e tyre. /Ora News










