Flet Marko Gjuriç: Jam keq

Marko Gjuriç është prononcuar për herë të parë pas arrestimit në Kosovë.

Pas kalimit të pikës kufitare në Merdare, ai ka pas një lidhje direkte me një gazetar serb në RTS.

Gjuriq megjithatë ka folur shumë pak.

Ai i ka thënë gazetarit shkurt se është keq.

Drama pas arrestimit të Marko Djuric’it po vazhdon akoma, ndonëse nga ajo ngjarje kanë kaluar gati 6 orë.

Në këto momente është ndërprerë komunicionin në magjistralen që dërgon për në kufirin më verior, Jarinje

Rruga është bllokuar në vendin e njohur si Rudare në Zvecan, në pjesën e rrugës te “Kryqi”, aty ku në vitin 2011 dhe 2012 kanë qenë barrikadat.

Serbët kanë vendosur kamionë dhe vetura transportuese, gjë që e ka bllokuar totalisht komunikacionin, praktikë që nuk është e re.

Tani për tani, ka qindra serbë në barrikadë, dhe numri i tyre po rritet. Kjo pjesë e rrugës për serbët është shumë e rëndësishme sepse është një lidhje e drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe kryqëzimit administrativ të Jarinjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu