Vrasja e Kostandinos Kacifas, pas një shkëmbimi zjarri kundër RENEA-s, vijon të sjellë reagime nga pala greke.
Ditën e djeshme në kishën e Bularatit është zhvilluar një meshë për 35-vjeçarin Kostandinos Kacifas ku e pranishme në meshë ishte edhe Vasilia Kaçifa, e cila kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit.
Ndër të tjera para kamerave nëna e Kacifas ka thënë se djali i saj do të vijoj të mbetet hero:
“Të dalë i pafajshëm fëmija im. Konstandini do të mbetet hero dhe do të bëhem nënë e fortë, do ta bëj zemrën gurë për trimin tim. Na mbroni të drejtat tona. Djali e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin.”
Ndërkohë që prifti nga mesha i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kacifas në Gjirokastër për ta varrosur.
Së fundmi nëpërmjet avokatit të tyre familjarët e Kacifas i kanë bërë kërkesë Prokurorisë për të tërhequr trupin nga morgu i QSUT-së. /albeu
Video:
Jo zonje e nderuar…loja me arme e beri hero te Vorio-Eprit djalin tuaj??? Po zonje e nderuar,herojte i aprovon nje grup i caktuar ne Parlamentin Grek e jo dikush qe vjen dhe te ngushellon dhe per te dhene zemer te premton medalje.Per me teper,herojte nuk bien sipas deshires por sherbejne nen urdherat e Shtetit e jo me urdherat e dikujt qe i ben lavazh ne tru djemeve te rij per te sakrifikuar jeten per Vorio-Epirin.Megjithate,une uroj qe djem te tjere nenash te mos bejne aventura qe te perserisin veprime te tilla qe vetem njerez pa zemer i nxisin dhe entuziasmohen me perfitimet politike qe do arijne e nuk u behet vone se nenat, familjaret e bashkeshortet vishen me te zeza.