Vdekja e Florenc Beqirajt vazhdon të jetë një mister ndërkohë pas ndarjes nga jeta hetimet vazhdojnë.
Policia franceze dhe ministria e Jashtme e Shqipërisë kanë deklaruar se 23-vjeçari ka tentuar të mbytet.
Por miqtë, familjarët dhe shokët e tij e kundërshtojnë fort këtë version duke thënë se ai është dhunuar për vdekje nga policët francezë në burg.
Një djalë ka shkruar për JOQ.al duke shpjeguar situatën në qendrën ku ndodhej Florenci.
Ai ka rrëfyer:
Pershendetje, jetoj ne Marseje dhe e njoh mire kete qender sepse kam pas te njohur qe i kam vizituar, artikulli i mesiperm eshte bere muajin qe shkoi ne nje nga dhomat e kesaj qendre ku ishte dhe Florenci.
Tek artikulli deputeti denoncon kushtet e jeteses duke thene qe disa emigrante nuk kane akses sherbimesh dhe ndonjëherë kane uri e ftohte.
Ai thote qe kjo gjendje eshte me keq se nje burg por nuk eshte i tille. E vetmja liri qe perfitojne ne lidhje me ate te burgut te vertete jane qe kane nje telefon celular dhe nuk kane hekura ne dritare.
Dhe sic mund ta shihni ne foto, Florenci mund te jete mbytur me nje karikuse telefoni ose dicka tjeter.
Ata qe thone qe eshte nje burg i sigurise se lart eshte gënjeshtër, foton e shikoni eshte thjesht qender. Per ata qe flasin per rrypa apo lidhse kepucesh qe jane te ndaluara, gënjejne!
Keto lejohen sepse nuk eshte burg, por qender per njerez pa letra, qe nga nje moment a tjeter do te hipin ne avion dhe ikin. Ja dhe foto e dhomës, ja artikulli i deputetit, qe flet per kete qendër, per ata qe flasin pa qen asnjëherë, boll me gënjeshtra! /albeu










