Flet sinoptikania: Tetori dhe nëntori vijnë me surpriza, si pritet të jetë moti

Pas tërmetit të fuqishëm të së shtunës, vendi pësoi një tjetër goditje atë të përmbytjeve. Reshje të dendura shiu, stuhi, rreshqitje dheu dhe përmbytje bënë që situata kryesisht në Tiranë dhe ne vendet e tjera të jetë shqetësuese.

Por sipas meterologes Tanja Porja,e ftuar në “Opinion” moti do të vijë me surpriza në muajt në vijim.

“Parashikohet që dhe muaji tetor dhe nëntor do të ketë temperatura 3-4 gradë më të larta, se sa vlerat normale. Do kemi shumë ditë më diell, Do kemi dy, tre javë me diell. Reshje të kësaj natyre sigurisht që do të kemi në mes të tetorit. Parashikohet një javë më përpara që parashikohet të kemi shira intensivë”, u shpreh Porja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu