Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, duke folur për Kosovën ka thënë se Rezoluta 1244 ka anët e mira dhe të këqija të saj, dhe se nuk ka asnjë dokument tjetër përveç tij.
I pyetur për rifillimin e dialogut me Kosovën, Vucic ka thënë se ky dialog duhet të rifillojë, duke u shprehur se do të ketë kompromis, por jo shkëmbim të territoreve.
Madje ai tutje ka thënë se nuk do të pranojnë ultimatume nga Prishtina,duke shtuar se me disa nga dëshirat e kosovarëve në lidhje me aspiratat territorial, nuk janë asgjë përveçse diçka për të cilën duhet qeshur.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, por nuk pranojmë ultimatume nga Prishtina, disa nga dëshirat e tyre shtesë në lidhje me orekset dhe aspiratat territoriale, vetëm mund të qeshim me ta. Do të kemi gjithmonë forcë të mjaftueshme për të thënë “jo” kundër asaj që është kundër interesave tona kombëtare. Ne jemi në favor të një kompromisi, i cili shpresoj se do të ndodhë, por tani për tani nuk ka zgjidhje”, tha Vucic.
Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin gjatë javë së kaluar ka hequr masat e reciprocitetit me Serbinë, për t’i hapur rrugë rifillimit të dialogut me Serbinë.










