Moderatorja e vetme me plotëkuptimin e fjalës në Maqedoni që ka ndryshuar skenën mediatike, Flora Shabani nga shtatori rikthehet në ekranin e madh të Alsatit.
Flora Shabani siç dihet ka qenë pjesë e disa televizioneve poashtu edhe në Alsat në fillimet e saja si një vajzë e vogël e ekraneve, së fundmi ajo ishte në TV21 ku ndërpreu bashkëpunimin për arsye të panjohura ende për publikun.
Pas kësaj periudhe ofertat e shumta ishin drejt kërkesës që të bëhet pjesë e shumë shtëpive mediatike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni por vendimi tashmë u zbulua.
Ajo ka publikuar promon e rikthimit të saj të fuqishëm në ekranin e televizionit Alsat ku ka ngritur shumë pikëpytje se me çfarë projekti do rikthehet.
Siç dihet Flora Shabani ka moderuar emisionet më të shikuara në Maqedoni që kanë lënë gjurmë në skenën mediatike si Pizzicato, Lauretatët e së fundmi Pastel.
Se çfarë projekti do sjellë Flora këtë rradhë mbetet të shihet pasi sipas burimeve tona bëhet fjalë për diçka shumë speciale.