Flori Mumajesi në betejë ligjore me producentin e njohur botëror. A e ka vjedhur Flori melodinë e tij?

Vazhdon të jetë e fortë jehona e filmit-musical aq shumë të pëlqyer “La La Land”, i cili së fundmi ka marrë plot 14 nominime për çmimet “Oscar”. Ditët e fundit, në mediat e shkruara qarkullon lajmi se kolona zanore e këtij filmi ngjason me këngën “Me fjalë të vogla” të kantautorit Flori Mumajesi.

Zëra” këto që konfirmohen nga vet Flori nëpërmjet një postimi në Instagram ditën e sotme, i cili edhe vet ndihet disi i habitur nga ky fakt dhe shprehet i emocionuar nga notat që krijuan atë melodi të vogël, ‘burim shpirtëror’, siç vet e quan.

Për këtë arsye, Blitz.al ka kontaktuar me studion e “Threedots Production” për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga ana e tyre kundrejt kompozitorit Justin Hurwitz dhe produksionit të filmit “La La Land”, për melodinë ‘e huazuar’.

Nga “Threedots” shprehen se është e vërtetë që kanë konstatuar ngjashmëri shumë të madhe në melodinë e kolonës zanore të filmit më të përfolur për momentin, e për këtë arsye kanë nisur procedurat ligjore për të mbrojtur të drejtat e autorit.

Kujtojmë se një histori e ngjashme me këtë u përfol edhe pak muaj më parë, kur u konstatua se kënga “Six fit under” (e cila u bllokua më pas) e këngëtarit The Weekend ishte një ‘kopje’ e këngës “Nallane” të Florit dhe DJ Vickyt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu