Forcat ruse marrin Siverskun, ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti në Donetsk

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Siversk në rajonin lindor të Donetskut, pasi ushtria ukrainase u tërhoq pas luftimeve të ashpra, njoftuan autoritetet ushtarake në Kiev.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se tërheqja u bë për shkak të epërsisë së konsiderueshme të Rusisë në trupa dhe pajisje ushtarake, si dhe presionit të vazhdueshëm përmes sulmeve të njësive të vogla, të zhvilluara në kushte të vështira atmosferike. Sipas Kievit, vendimi u mor për të ruajtur jetët e ushtarëve dhe aftësinë luftarake të njësive.

Autoritetet ukrainase theksuan se para tërheqjes u shkaktuan humbje të mëdha forcave ruse dhe se Siversku vazhdon të mbetet nën zjarrin e artilerisë ukrainase, me qëllim pengimin e avancimit të mëtejshëm rus.

Sipas vlerësimeve të fundit, Rusia kontrollon rreth 19 për qind të territorit ukrainas, përfshirë Krimenë, rajonin e Luhanskut dhe pjesën më të madhe të Donetskut, ndërsa luftimet vazhdojnë në disa fronte të tjera të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu