Barcelona do të luajë në transfertë kundër Grandas prej orës 18:30. Ekipi katalanas ka publikuar formacionin titullar. Trajneri Ronald Koeman ka ndryshuar sërish formacionin. Numri një i stolit ka hedhur nga minuta e parë e Leo Messin, Dembelen dhe Griezmann. Nuk mungon as i riu Pedri që po bën mjaft mirë në skuadrën katalanase.
Mbrojtja mbetet e arnuar me Dest, Jordi Alba, dhe Araujon. Mbetet për tu parë nëse Barca do të vazhdojë me rezultate pozitive, pasi ka patur shumë oshilacione këtë sezon.










