Formimi i institucioneve të reja, Osmani e Kurti takojnë sot përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë caktuar për sot mbajtjen e takimeve me partitë politike me qëllim të konsultimit për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës, të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ditë më parë partive politike iu ka shkuar ftesa për takim nga Osmani e Kurti, e të cilës ftesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e udhëhequr nga Enver Hoxhaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i janë përgjigjur pozitivisht. Po ashtu ftesa iu është bërë edhe partive të komuniteteve.

Takimi i Osmanit e Kurtit me Hoxhaj do të mbahet në ora 11:00, ndërsa me Haradinajn do të mbahet në pra 13:30.

Ndërsa, kryetari i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të procesit zgjedhor ka njoftuar se nuk do të mund të shkojë për sot në takimin e ftuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, për të diskutuar për konstituimin e institucioneve të vendit.

Abdixhiku ka thënë se ka të pamundur pjesëmarrjen në takim, ndërkaq ka propozuar që ky takim të zhvillohet të premten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu