“Foto sa 1000 fjalë”: Rama zgjedh një fotografi të veçantë nga fjalimi i Thaçit mbrëmë (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot ka shpërndarë një foto, pas adresimit që presidentit Thaçi bëri mbrëmë pas kthimit nga Haga, ku për katër ditë u intervistua.

Kryeministri i Shqipërisë, dje ( të shtunën) në faqen e tij në Facebook kishte shpërndarë një foto të presidentit Thaçi, bërë gjatë pritjes që qytetarë të shumtë i bënë në Morinë.

Rama ka cituar fjalët e Thaçit mbi fotografin e shpërndarë. “Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë”.

Ai ka vazhduar edhe sot të shpërndaj foto të Thaçit, ai tani në Instagram ka shpërndarë një fotografi e shkrepur gjatë adresimit të Thaçit që bëri mbrëmë, pas kthimit nga Haga, teksa një nënë i është afruar televizionit duke e dëgjuar presidentin gjatë fjalimit të tij.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu