Çdo çift ëndërron që fotografitë e martesës të jenë më të bukurat dhe më të vecantat, por një cift australian e çuan e kurorëzuan dashurinë e tyre në malin Everest.
Heidi Turunen, 32 vjeç nga Finlanda dhe Tom Rein, 31 vjeç, nga Bundaberg i Queensland, filluan një udhëtim rraskapitës nëntë-ditor përmes borës për t’u martuar në malin Everest, përcjell albeu.com
Çifti bënë betimet e tyre në sfondin e mahnitshëm të malit më të lartë në botë.
Duke qëndruar në nivelin 5380m mbi nivelin e detit, nusja e veshur me të bardha, ndërsa dhëndri me kostum e bën akoma më të bukur këtë moment. /albeu










