Fotografitë nga droni shfaqin margaritarët e Stambollit, Xhaminë e Kaltër dhe Aja Sofinë (FOTO)

Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) ka shkrepur fotografi jashtëzakonisht të bukura të dy margaritarëve të Stambollit, xhamisë së Sulltan Ahmetit, e njohur si Xhamia e Kaltër dhe Aja Sofisë, që janë dy arkitekturat simbol i qytetit që shtrihet në dy kontinente.

Fotografitë janë shkrepur në orët e hershme të mëngjesit, dhe në to, simbolet e Stambollit shfaqen të kapluara nga rrezet e para të diellit të, duke u përputhur në mozaikun dhe ambientin e përgjithshëm të qytetit.

Xhamia Sulltanahmet e cila është e vetmja xhami nga periudha Osmane që ka gjashtë minare është një detaj i pashmangshëm në kartolinat e Stambollit.

Nga shkaku i ngjyrës së kaltër që dominon, si dhe pllakave dhe mbishkrimeve, quhet Xhamia e Kaltër, ndërsa është ndërtuar në vitin 1616 me urdhër të sulltanit osman, Ahmedi I.

Në fotografitë shfaqet edhe Aja Sofia, e ndërtuar në shekullin e 6-të, të cilën nga Xhamia e Kaltër e ndajnë disa qindra metra. Kisha e dikurshme bizantine, më vonë xhami, ndërsa sot një muze, gjithashtu është një detaj dhe destinacion i pashmangshëm i milona turistëve të cilët e vizitojnë Stambollin.

Metropoli turk, që me 14.8 milionë banorët e tij përbën 18.5 për qind të totalit të banorëve të Turqisë, është njëherësh qyteti me numrin më të madh të xhamive në këtë vend.

Në Stamboll ka gjithsej 3.362 xhami ndërsa vetëm në lagjen Fatih ka 340 sosh.

Këto ditë, në përfundim e sipër janë punimet për xhaminë Çamllëxha (Çamlıca) e cila do të jetë xhamia më e madhe e ndërtuar në Turqinë moderne.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu