Një 84-vjeçare në Londër, rrëzohet gjatë një frenimi të autobusit ku po udhëtonte. Pensionistes siç e shihni dhe në foto i ka ardhur në ndihmë një grua e veshur me hixhab, e cila i mban dorën për të ngushëlluar.
Një dëshmitar, Hamza O Bakri i cili ka bërë dhe foton dhe më pas e publikoi në Facebook-un e tij, tha se gruaja e veshur me hixhab ka qëndruar për më shumë se 20 minuta pranë deri në mbërritje të ambulancës. “Ky është islami i vërtetë”’- ka thënë ai në foton e postuar dhe kritikon ata kritikon ata që e lidhin fenë dhe terrorizmin shkruan Tg.com.
Postimi u shpërnda mbi 41,000 herë. Një komentues shkruante: “Unë mendoj që njerëzit e Britanisë së Madhe duhet të zgjohen, nuk është feja që shkakton luftëra, por politika. U uroj shërim të shpejtë zonjës”.
Bethany Roberts shkruan: “Njerëzit duhet ta kuptojnë se terroristët nuk janë myslimanë. Myslimanët e vërtetë janë një komunitet shumë i këndshëm”










