Një sondazh i zhvilluar në Francë tregon se rreth 60 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur nga presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri Jean Castex dhe se popullariteti i tyre ka rënë. Instituti për Kërkime të Opinionit Publik (IFOP), gjatë periudhës 9-17 dhjetor zhvilloi për shtypin francez një anketë në internet me 1.936 persona të moshës 18 vjeç e më lartë ku hulumtoi situatën mbi popullaritetin dhe kënaqësinë lidhur me qeverinë.
Anketa tregoi se 60 për qind e francezëve nuk janë të kënaqur nga presidenti Macron i cili ndodhet në karantinë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) ndërsa 59 për qind e tyre nuk janë të kënaqur nga kryeministri Castex. Hulumtimi gjithashtu zbuloi se popullariteti i Macronit ka rënë me 3 për qind në muajin dhjetor duke arritur në 38 për qind ndërsa i kryeministrit ka rënë me 2 për qind dhe është 37 për qind.
Poashtu edhe një sondazh i zhvilluar në muajin nëntor tregoi se 7 nga 10 francezë në vend nuk i besojnë qeverisë së Macronit në luftën kundër COVID-19 dhe se masat e qeverisë në luftën kundër pandemisë janë të paqëndrueshme.









