Frika e mashtrimeve me vizat, ja njoftimi i rëndësishëm i Ambasadës amerikane

Ditën e sotme, Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar që të bëhet kujdes me mashtrimet që bëhen me vizat amerikane.

Me anë të një njoftimi në profilin zyrtar në Facebook, Ambasada Amerikane shkruan se ka kontakte nga individë të cilët kanë qenë viktima të mashtrimeve me vizat, duke përfshirë faqe interneti apo adresa që kërkojnë tarifa shtesë për të marrë një vizë.

Sipas Ambasadës tarifa fikse për të marrë një vizë studentore ose turistike është 16 dollarë.

“Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu