Frikë dhe panik tek udhëtarët: Merr flakë në ecje autobusi në Tiranë, policia jep detajet e para dhe shkakun e zjarrit

Një autobus i Paskuqanit është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik në motorr, bëhet me dije se nuk ka lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu