Këshilli kroat i Mbrojtjes theksoi se pranonte ofertën e Izraelit për t’i shitur ushtrisë kroate një avion luftarak F-16 për modernizimin e aviacionit të saj, një vendim i cilësuar historik nga ministri i Mbrojtjes.
Sipas medias, Kroacia mund të blejë 12 avionë luftarakë F-16 me një vlerë prej 403 milionë eurosh, një vendim që duhet të konfirmohet nga qeveria, gjë që është një formalitet.
“Këshilli i Mbrojtjes (…) thekson se oferta e Izraelit është më e mira dhe i rekomandoi qeverisë miratimin e blerjes së këtyre avionëve”, theksoi instanca më e lartë përsa i përket mbrojtjes së vendit, në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje.
Avionët F-16 janë kërkuar për të zëvendësuar avionët me prodhim rus MIG-21 të ushtrisë ajrore kroate.
“Ky është një vendim historik (…) një projekt që garanton sigurinë dhe sovranitetin e Kroacisë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviç për radion kombëtare kroate.
”Avionët e parë F-16 do të mbërrijnë në Kroaci deri në vitin 2020 dhe të gjithë avionët deri në vitin 2022″, theksoi ministri. /ata










