Frikësohet Vulin: Krijimi i një Shqipërie të Madhe, rrezik për gjithë rajonin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha se njoftimi për heqjen e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës ka të bëjë me pretendimet territoriale të Shqipërisë ndaj siç ka thënë ai “një pjese të territorit serb, ku Kosova trajtohet si një shtet i pavarur”.

“Rreziku nga Shqipëria e Madhe është ajo që destabilizon të gjithë rajonin”, tha Vulin duke komentuar deklaratën e ministrit shqiptar të Diasporës, Pandeli Majko se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës do të hiqet në fillim të vitit të ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu