Fund i afërt i konfliktit? Trump shpall lajmin e madh: Gaza drejt paqes, pengjet do të kthehen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se është afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të kthyer pengjet.

Trump i bëri këto komente për gazetarët përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në turneun e golfit Ryder Cup në Nju Jork, raporton Reuters.

“Mendoj se kemi një marrëveshje” për Gazën, tha sot Donald Trump, i cili këtë javë u paraqiti një plan të ri paqeje udhëheqësve myslimanë, si dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Do të jetë një marrëveshje që do t’i kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës”, premtoi presidenti amerikan nga Shtëpia e Bardhë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu