Fundi i një epoke? Champions pa Messin e Ronaldon pas 16 vjetësh

Me eliminimin e Juventusit dhe Barcelonës në 1/8 e finales në UEFA Champions League, për herë të parë pas 16 vitesh yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mbetën jashtë çerekfinaleve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

Ronaldo dhe Messi për herë të parë pas vitit 2005 u eliminuan nga turneu.

Në sezonin 2004-2005 Ronaldo me fanellën e Manchester United pësoi disfatë nga Milani ndërsa Barcelona me talentin 18-vjeçar Messi humbi nga Chelsea.

Në 16 vitet e fundit Ronaldo arriti të fitojë Ligën e Kampionëve 5 herë me klube të ndryshme ndërsa Messi 4 herë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu