Edhe Nazmi Hani, i biri i zëvendëssekretarit të Qeverisë, Tahir Hani, u punësua në ELEM si referent në njësinë Treska. Lajmin për Alsat e konfirmoi personalisht Tahir Hani, por edhe nga vet kompania. ELEM u bë vend pune edhe për bashkëshorten e vëllait të gruas së ministrit Kreshnik Bekteshi, Nertila Useini Kaba, shkruan Alsat.
Kompania shtetërore e energjisë është më e kritikuar, por edhe rekorder për punësime të njerëzve të afërt me qeverinë. Pas njoftimit nga Kryeministri për tërheqjen e të familjarëve të zyrtarëve nga kompanitë shtetërore, pyetëm në ELEM, por atje askush nuk vendosi të japë dorëheqje. Opozita akuzon për raste të reja të nepotizmit.
Ministri i Administratës Damjan Mançevski siguron se familjarët e funksionarëve do të tërhiqen nga vendet e punës, por refuzoi të përmendë emra konkrete. Njerëzit do të tërhiqen. Rezultatet e para do t’i shihni sot, por le të lejmë ato të jenë hapa konkret të paralajmëruar nga vetë njerëzit që janë në këtë proces. Do t’i tregojnë njerëzit që do tërhiqen”- tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës./Alsat-M
VIDEO:







