Do i fus plumbin në gojë, kërcënimi i Azemit për Berishën pak para se të vritej

Ismet Haxhia është një ndër të akuzuarit për organizimin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Por, e gjithë ajo që ndodhi sipas tij ishte plan i Berishës për të marrë partinë dhe për të patur një kauzë të fortë kundër qeverisë.

“Duke e ditur se çfarë prite i ishte ngritur nga Haklajt, Berisha hiqte qafe Azemin, arrestonte dhe Haklajt si autorë të vrasjes së Azemit, duke akuzuar dhe pushtetin e kohës dhe ngrinte popullin si i viktimizuar për të marrë pushtetin. Është shumë diabolik”., shprehet ai në një intervistë për “Panorama”.

Haxhia thotë se Azem Hajdari ka thënë kur ishte në SHBA se do t’i fuste një plumb në gojë Berishës, gjë e cila sipas tij ishte edhe vula për vrasjen e themeluesit të PD-së.

“Pistoleta me silenciator është administruar si provë në ngjarje, por nuk është përmendur asnjëherë. Sepse prokurorët, para se të shkonin në sallën e gjyqit, shkonin më parë në zyrën e Berishës.

Këshilltari i një ministri, erdhi më takoi dhe më tha: Ismet, ruajeni Izetin, mos të qarkullojë as në Tiranë dhe as në Shkodër, sepse është vendosur ta likuidojnë”., – shprehet Haxhia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu