Fusha zgjedhore dhe dialogu Prishtinë-Beograd

Dialogu Prishtinë Beograd është një ndër temat kryesore që përmendet cdo ditë, por në fushatë zgjedhore nuk po përmendet fare. Qytetarët nuk po informohen nga partitë politike se cila do të jetë qasja e tyre karshi dialogut.

Të vetmet parti që e kanë përmendur dialogun janë Lidhja Demokratike e Kosovës e cila premton se kjo cështje do të përmbyllet brenda vitit 2021 nëse ata qeverisin me vendin derisa Partia Demokratike e Kosovës ka përmendur faktin se asnjë marrëveshje finale me Serbinë nuk mund të përmbyllet pa qenë PDK në qeveri për ti udhëhequr këto procese. Megjithatë edhe këto dy parti janë fokusuar më shumë te premtimet për liberalizim vizash. Partitë tjera deri më tash nuk e kanë thënë asnjë fjalë për dialogun para elektoratit.

Analisti dhe profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Pacarizi e vlerëson se partitë politike po tregohen të pasinqerta karshi votuesve.

Arsyeja kryesore pse partitë politike nuk e kanë bërë dialogun pjesë të fushatës së tyre është se është cështje jopopullore dhe e cila do tiu humbte vota.“- tha Rrahman Pacarizi.

Thotë se kjo cështje varet edhe nga bashkësia ndërkombëtare ndërsa premtimet e dhëna në fushatë mund të mos realizohen.

Është një cështje për të cilën partitë politike e dinë se nuk është në dorën e tyre tërësisht, varet nga raportet e forcave nga bashkësitë ndërkombëtare posaqërisht raportet ndërmjet SHBA-së e cila ka administratë të re dhe shteteve të BE-së që është e paunifikuar në këtë cështje.”- tha Rrahman Pacarizi.

Edhe Visar Ymeri, njoës i cështjeve politike mendon se partitë politike nuk po e përmendin qëllimisht dialogun pasi sipas tij mund të dënohen nga elektorati.

Partitë politike duhet të mendojnë mirë dhe qartë dhe tu tregojnë qytetarëve se cka e kanë ndërmend të bëjnë me dialogun me Serbinë. Pra sic e dijmë tri qeveritë e fundit përjashto qeverinë Hoti janë rrëzuar si pasojë e dialogut. Të gjitha arsyetimet tjera janë dytësore.“- u shpreh Visar Ymeri.

Dialogu Prishtinë Beograd ka filluar në vitin 2011 ku janë nënshkruar shumë marrëveshje por shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu