Futja e zyrtarëve në listë të zezë, reagon ambasada amerikane në Prishtinë

Mbrëmë është publikuar një urdhër ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë, ku thuhet se do futen në listë të zezë zyrtarët e Ballkanit Perëndimor, të cilën nuk respektojnë marrëveshjet e cekura në komunikatë, dhe që kanë rol destabilizues.

Në këtë urdhër ekzekutiv tutje thuhet se do u ndalohet hyrja në SHBA këtyre personave, dhe do u bllokohet prona.

E pas kësaj ka reaguar edhe ambasada amerikane në Prishtinë, të cilët përmes një postimi në Facebook thanë se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA’ve dhe aleatëve të saj,

Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, partnerëve tanë dhe aleatëve tanë. Dje, Presidenti Joe Biden nënshkroi një Urdhër të ri Ekzekutiv që modernizon regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor për të pasqyruar shqetësimet e sundimit të ligjit. Ai siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin – korrupsioni, veprimet që minojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimi serioz i të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Për këtë urdhër ka shkruar edhe sekretari amerikan Anthony Blinken, i cili tha se përmes këtij urdhri u mundësohet vendeve të Ballkanit Perëndimor që duke vepruar në përpikmëri të vazhdojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu