Fyerjet e turpshme pas Juventus-Porto: “Hajdutë italianë, jemi hakmarrë ndaj derrit Ronaldo”

Spikeri i Porto-s ka përdorur fjalë aspak të hijshme pas kualifikimit të skuadrës portugeze në çerekfinalet e Champions League në dëm të Juventus-it.

Në përfundim të ndeshjes s ëluajtur të martën në mbrëmje në Torino, ka ardhur një reagim skandaloz në rrjetet sociale nga ana e Fernando Saul, spikeri zyrtar i bardhebluve/

“Jemi hakmarrë kundër hajdutëve italiane, jemi hakmarrë ndaj Ronaldo-s për atë që ka bërë në Dragao. Çfarë krenarie, kjo është Porto. Tani pres videon e Dolores (mamaja e CR7) dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes që s’kanë dhëmbë”, ka qenë postimi i fshirë më pas nga Saul.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu