Shkrim për InfoShqip.com nga MSc. Donika Bakiu
Të gjithë maturantët në këtë periudhë regjistrohen ose janë regjistruar në universitete, në drejtimet që ata dëshirojnë. Por në anën tjetër gabimet drejtshkrimore janë të shumta, shohim ende njerëz të arsimuar që Universitet e shkruajnë me Z pra Univerzitet. UNIVERSITET m.
1. Shkollë e lartë që përfshin shumë fakultete, ku përgatiten specialistë për degë të ndryshme të shkencave shoqërore, natyrore e teknike dhe bëhen kërkime e studime shkencore; përmb. bised. studentët dhe punonjësit që bëjnë pjesë në të; ndërtesa e kësaj shkolle. Studentët (pedagogët, punonjësit) e universitetit. Diplomë universiteti.
Godinë e universitetit. Sallat (auditorët) e universitetit. Laboratorët e universitetit. Mbaroi (kreu) universitetin. Hyri (u regjistrua) në universitet. Parakaloi universiteti. E jo UNIVERZITET , më habit fakti kur shoh njerëz të arsimuar që shkruajnë me shumë gabime drejtshkrimore