Gabimi që rrëzoi tre avionët luftarakë amerikanë në Kuvajt (VIDEO)

Ushtria amerikane ka njoftuar të hënën se tre avionë luftarakë F-15, të angazhuar në një mision ushtarak pranë Iranit, u rrëzuan pas një gabimi të autoriteteve të Kuvajtit. Komanda Qendrore e SHBA-së bëri me dije se avionët u qëlluan gabimisht nga sistemet kuvajtiane të mbrojtjes ajrore.

Në komunikatën e ushtrisë theksohet se të gjashtë anëtarët e ekuipazheve hodhën me parashutë, u rikuperuan dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet amerikane kanë njoftuar qeverinë kuvajtiane për incidentin dhe kanë falënderuar vendin për mbështetjen e ofruar gjatë operacioneve ushtarake kundër Iranit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu