‘Gafa’ e Melanias me taka të larta, Zonja e parë ndryshon veshjen gjatë rrugës për Texas. Ja si dukej ajo kur zbriti nga avioni (FOTO)

Melania Trump ditën e djeshme ishte në qendër të vëmendjes dhe u diskutua shumë për veshjen e papërshtatshme për shkuarjen në një vend të përmbytur.

Ajo u përfol gjatë daljes nga Shtëpia e Bardhë drejt avionit sepse kishte veshuri stiletto të larta dhe rroba biznesi, mirëpo kur doli nga avioni në Teksas, dukej krejtësisht ndryshe, transmeton InfoShqip.com

Melania gjatë udhëtimit kishte ndryshuar veshjen duke i’u përshtatur paksa presidentit Trump, ajo kishte veshur pantallona te zeza me një këmishë të bardhë dhe atlete sportive të bardha, ndërsa Trump i ishte përshtatur më mirë vendit duke veshur një xhaketë për shi, pantallona khaki dhe këpucë kafe./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu