Gashi: Asnjëherë nuk do të mbështesim dokument që është në dëm të qytetarëve tonë

Afrim Gashi nga Lëvizja Besa në emisionin “360 shkallë” në Alsat-M deklaroi se nuk do të jenë pjesë e ndonjë dokumenti që është në dëm të qytetarëve të vendit.

“Dua t’i sigurojë të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe përfaqësuesit e bashkësive tjera në vend se, Lëvizja Besa asnjëherë nuk do të jetë pjesë e asnjë dokumenti që do të jetë në dëm të qytetarëve. Aq sa jemi të interesuar të përmirësojmë gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, po aq jemi të interesuar që edhe maqedonasit dhe etnikumet tjera në Maqedoni të ndjehen mirë dhe të respektohen si qytetarë të këtij shteti”, deklaroi Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu