Gashi: Dëshiroj t’ia uroj fitoren kryeministrit të ri, Albin Kurtit

Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka uruar edhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi. Ai ka vlerësuar se, “fitorja ishte e pritshme” dhe se “kosova edhe njëherë dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare”.

Ndërkaq, Kurtin e ka quajtur “kryeministër të ri”.

“Ashtu siç edhe pritej, sonte për të satën herë Kosova dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare për ta bërë ndryshimin. Siç ishte paralajmëruar, referendumi vërtet ndodhi. Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri. Duke i përgëzuar për këtë maturi politike dhe këtë ditë zgjedhore, dëshiroj nga zemra t’ia uroj fitoren ish kryeministrit dhe kryeministrit të ri, Albin Kurti, duke qenë i bindur se më në fund Kosova po hyn në dekadën e sovranitetit shtetëror dhe stabilitetit politik. Radhën e kemi ne!”, thuhet në urimin e Gashit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu