Gashi: Jam optimist për bashkimin e VLEN-it, si koalicion ka dhënë performancë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në intervistën në “Dialog te Lajmi” lidhur me bashkimin e VLEN-it në një subjekt politik, ka thënë se nuk dëshiron të merr anë në këtë proces, por shton se gjithë liderët janë pro homogjenizimit.

“E para për shkak të respektit që kam ndaj kryetarit tim, Bekim Sali, ai është aty për të dhënë qëndrimet e Alternativës. Duke qenë një nga themeluesit e VLEN, kam pasur raporte të shkëlqyeshme me bashkëkryetarët e tjerë të VLEN. Nuk dua të marrë anë në këtë proces. Jam dikush që e ndihmon bashkimin e VLEN, gjithmonë kur kërkohet nga ana ime, por nuk është mirë dhe e shëndetshme që procesin e homogjenizimit të VLEN të përfshihem në mënyrë direkte dhe të jap qëndrime të caktuara. Aty janë katër liderët që përfaqësojnë qëndrimet e tyre dhe atë që e di është se gjithë liderët janë pro homogjenizimit dhe e duan bashkimin e VLEN drejt një subjekti”, ka thënë Gashi, duke shtuar se është optimist dhe se e do këtë bashkim.

Sipas tij, VLEN funksionin që nga viti 2023 e deri tani, ka kaluar dy procese zgjedhore dhe se ka dhënë performancë.

“Jemi në pushtet qendror e lokal, me të mirat e me te këqijat, ku kemi dhënë një performancë dhe mendoj se ulja e liderëve në tavolinë, e kanë marrë atë si mesazh nga qytetarët dhe mundohen ta artikulojnë”, ka thënë kryeparlamentari Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu