Gati e rrëzoi Napolin, futbollisti shqiptar zgjidhet lojtar i ndeshjes

Lojtari më i mirë në fushë, në sfidën e Kupës së Italisë, mes Napolit dhe Empolit u vlerësua pikërisht shqiptari Nedim Bajrami, me notën 7.5:

“Bën gjithçka do mes linjave të mesfushës dhe mbrojtjes së Napolit, duke treguar personalitet dhe një goditje kirurgjikale.

Dy gola fantastike me dy goditje balistike, të cilat sigurisht nuk do të kenë mbetur pa tërhequr vëmendjen drejt 21-vjeçarit nga Tetova”., ka shkruar nje analist.

Ndërkohë, për t’u theksuar është mungesa në Kupë e Elseid Hysajt, i cili konfirmon gjithmonë e më shumë se marrëdhënia mes tij dhe klubit të Napolit është krisur totalisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu