Ndërkohë që Presidenti Donald Trump ka ftuar të gjithë senatin në Shtëpinë e Bardhë për t’i informuar mbi zhvillimet me Korënë e Veriut, nëndetësja bërthamore USS Michigan i është ankoruar një portin e Busan-it në Korenë e Jugut, gati për çdo mision që do të urdhërohet, përcjell Albeu.com.
USS Michigan është nëndetëse bërthamore dhe mbart 154 raketa “tomahaëk” duke shkatërruar objektivat armiq brenda pak sekondash.
USS Michigan ka qenë e armatosur edhe me raketa bërthamore, por gjatë viteve 2 000 janë bërë disa ndryshime duke rritur numrin e raketave tomahaëk që mund të transportojë.
Krahas presionit ushtarak, Kina është duke negociuar me zyrtarët e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga programi i tyre bërthamore, ndërkohë që Donald Trump e ka cilësuar Penianin një rrezik për të gjithë globin. /albeu











